Rimëkëmbja nga e kaluara dhe rikrijimi i së tashmes

“Rimëkëmbja nga e kaluara dhe rikrijimi i së tashmes” është krijuar për ata që janë gati të ndalojnë së ikuri nga e kaluara dhe të fillojnë ta shërojnë atë me vetëdije, dhembshuri dhe fuqi të brendshme.

Plagët që nuk i shërojmë, bëhen histori që i përsërisim. Kjo është arsyeja pse programi fillon me ballafaqimin e thellë me ndjenjat e mbetura pezull — ato që akoma ndikojnë në vetëvlerësimin, marrëdhëniet dhe vendimet tona.

Përmes teknikave të çlirimit emocional, meditimeve të udhëhequra dhe ushtrimeve praktike, ju do të mësoni si të lironi bllokimet që janë krijuar nga ndjenjat e patrajtuara, për të krijuar një hapësirë të re ku mund të rriteni.

Do të punoni me rikrijimin e historisë suaj të brendshme – për të ndryshuar mënyrën si e shihni vetveten, ngjarjet që keni kaluar dhe mundësitë që ju presin.

Metoda të fuqishme lirimi dhe vizualizim transformues për të ardhmen tuaj — jo si një ëndërr larg, por si një realitet që fillon të ndërtohet që tani.

25

Korrektësi

Ofrojmë shërbim te shpejtë për dërgimin e librave në kohë, duke siguruar që ato të mbërrijnë te ju pa asnjë vonesë. Po ashtu, mundësojmë akses të lehtë dhe të sigurt në kurset tona online, duke ju siguruar qasje në materiale të rëndësishme dhe resurse të nevojshme për zhvillimin tuaj.

Pagesë e sigurtë

Platforma jonë ofron pagesa të sigurta për çdo transaksion, duke garantuar që të dhënat dhe informacioni financiar të mbrohen në mënyrë të plotë. Ne kujdesemi për sigurinë tuaj në çdo hap të procesit të pagesës.

Cilësi e lartë

Ne ofrojmë kurse dhe libra me cilësi të lartë, të krijuara me kujdes nga Valentina. Kurseve tona u përkushtohet vëmendje e madhe në hartimin e përmbajtjes së qëndrueshme dhe të përditësuar, ofruar në një mënyrë të kuptueshme dhe të pëlqyeshme për të gjithë.