Kurset
Bota fizike sot është më e vogël se asnjëherë më parë. Falë mendjeve të ndritura që me shpikjet e tyre na kanë ofruar shumë afër me njëri tjetrin, sot ska rëndësi ku je fizikisht. Një telefon me casje në internet është mjaftueshëm që të jesh kudo dhe tani. Nga cilido vend i botës mund të ndjekësh kurset e organizuara nga VR AKADEMI, dhe të ndryshosh jetën tënde. Mirë se erdhe në kurset tona. Të urojmë udhëtim të mbarë.
Rruga drejt lirisë financiare
BLI TANI
Rruga drejt Lirisë Financiare është një udhëtim i strukturuar me leksione dhe meditime të thella, i krijuar për të transformuar mendësinë tënde financiare, për të çliruar bllokimet rreth parave dhe për të ndërtuar identitetin e ri të bollëkut dhe sigurisë.
Ky kurs ofron një eksperiencë të pasur dhe të detajuar për ata që dëshirojnë të zhvillojnë një marrëdhënie më të mirë me paratë dhe të ndërtojnë një jetë financiare të suksesshme. Temat që do të trajtohen gjatë kursit janë të përgatitura me kujdes për të siguruar një përmbajtje të pasur dhe praktike për pjesëmarrësit.Ky është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar, zhvilluar dhe përmirësuar marrëdhënien tuaj me paratë dhe për të punuar drejt një jetë financiare dhe personale më të suksesshme dhe të pasur.
“Rikrijo Jetën Tënde” është një udhëtim i thellë për çlirimin emocional, fuqizimin e mendjes dhe aktivizimin e krijuesit tënd të brendshëm. Ky kurs të ndihmon të lësh pas të shkuarën dhe të ndërtosh një jetë të re me vetëdije, qartësi dhe qëllim.
Filloni udhëtim transformues drejt përmirësimit. Zbuloni veten tuaj të vërtetë, përballoni pengesat me lehtësi dhe shikoni mundësitë tuaja të pakufizuara. Bashkohuni në kursin tonë motivues dhe filloni një aventurë që ndryshon jetën drejt suksesit, vetëbesimit dhe plotësimit.
Çmimi që paguajmë për dijen tonë nuk është asgjë në krahasim me çmimin që e paguajmë për mosdijen!
Një udhëtim mbresëlënës i ndryshimit ju pret. Kjo është ftesa për ju që dëshironi të ndryshoni jetën tuaj në mënyrë të thellë dhe të rriteni në një version më të fuqishëm të vetes. Në këtë kurs të rritjes dhe rindërtimit personal, do të zbuloni fuqinë e brendshme dhe potencialin që ndodhet brenda jush. Përmes teknikave të avancuara të vetëreflektimit dhe ndërgjegjësimit, do të hyni në kontakt me thelbin e vërtetë të vetes suaj. Transformimi juaj fillon me ju! Duke marrë përgjegjësinë e jetës suaj, do të krijoni rrugë të reja drejt suksesit, lumturisë dhe qëllimit të jetës tuaj. Në këtë rrugëtim, ne ndihmojmë njëri-tjetrin të kalojmë sfidat dhe t’i shijojmë triumfet. Le të shërojmë së bashku plagët e mëparshme dhe të rritemi së bashku me dashuri dhe kujdes. Në rrugëtimin e vetëzbulimit dhe transformimit personal, përmes këtij kursi do të ndërtoni vetëbesimin tuaj. Duke përqendruar energjinë dhe frymën tuaj, do të shfaqeni me guxim dhe siguri drejtë kuptimit dhe qëllimeve të jetës suaj. ‘Transformo Veten’ është rrugëtimi që ju çon drejt ringjalljes së shpirtit, dhe investimi më i mirë që mund të bësh për veten tënde.
“Gjuha e Vibrimit” – audiolibri që të lidh me frekuencën tënde të vërtetë dhe të mëson si emocionet krijojnë realitetin, duke rrezatuar bollëk, shëndet e dashuri.
“Manifestimi pa presion – Manifesto në flow” është një audiolibër që të udhëzon drejt realizimit të dëshirave tua me lehtësi dhe natyrshmëri. Mëso si të lëshosh kontrollin dhe të manifestosh me energji të lirë dhe të qetë. Hyj në rrjedhën e jetës dhe krijo realitetin që dëshiron!
“Zgjo Energjinë Tënde – 21 Ditë Meditim” është një program transformues që do të të ndihmojë të zgjosh energjinë tënde të brendshme dhe të krijosh realitetin që dëshiron. Nëpërmjet meditimeve, shkrimit të vetëdijshëm dhe vizualizimit, ky program të udhëheq drejt një transformimi të thellë dhe qëndrueshëm.
Transformo jetën tënde përmesproramit “28 DITË TRANSFORMIM”, që kombinon fuqinë e meditimit dhe yoga-s për shëndetin mendor dhe fizik. Liro emocionet e bllokuara, rilidhu me veten dhe ndjehu më i/e qetë e më energjik/e çdo ditë!
Zbuloni fuqinë e vërtetë të mendjes dhe transformoni jetën tuaj me programin “Bëhu Mjeshtër i Manifestimit” – udhëzuesi i plotë për të krijuar realitetin që dëshironi! Ky program ka 13 video dhe ju mëson teknikat më të avancuara për të harmonizuar mendimet, emocionet dhe energjinë tuaj, duke ju ndihmuar të manifestoni bollëkun financiar, dashurinë, shëndetin dhe suksesin profesional.
“7 Ditë Meditim për Çlirimin e Çakrave” është një program i krijuar për të liruar energjinë e bllokuar në trup dhe mendje. Çdo ditë i kushtohet një çakre të caktuar, duke të ndihmuar të përjetosh qetësi, fokus dhe harmoni më të thellë.
Meditimi Kundalini, ofron një udhëtim të thellë drejt zbulimit të vetvetes dhe zgjimit shpirtëror. Përmes këtij meditimi bëhet edhe harmonizimi i qendrave energjetike të trupit – çakrave. Ky meditim, hap rrugë drejt harmonisë së brendshme, vetëdijes dhe shëndetit holistik, duke fuqizuar rritjen e thellë shpirtërore.
Manifestoni dashurinë në jetën tuaj me meditimin tonë udhëheqës. Afirmimet e fuqishme krijojnë një energji magnetike, duke tërhequr lidhje pozitive në jetën tuaj. Në vetëm pak minuta, ndryshoni mentalitetin tuaj, hapni zemrën tuaj dhe mirëpritni dashurinë që meritoni.
Hipnoza “Ujëvara e Shërimit” është një udhëtim i thellë relaksimi dhe pastrimi energjik. Ajo ndihmon në shërimin e trupit duke çliruar energjitë negative dhe duke mbushur çdo qelizë me dritë dhe energji pozitive.
Kjo hipnozë është një portë e fuqishme drejt riprogramimit ndërdijes suaj, aty ku edhe fillon transformimi i vërtetë. Një burim i fuqishëm mençurie dhe ndryshimi është brenda jush dhe përmes praktikimit të kësaj hipnoze ju do t’i largoni besimet kufizuese dhe do të fuqizoheni që ta shfrytëzoni potencialin tuaj të vërtetë.
Nëpërmjet sugjerimeve, vizualizimeve dhe afirmimeve të zgjedhura me kujdes, kjo hipnozë ju ndihmon që të riformuloni modelet e mendimeve negative, të lironi bllokimet emocionale dhe të rrënjosni besime dhe sjellje pozitive.
Një udhëtim i thellë drejt çlirimit nga varësia. Kjo hipnozë të ndihmon të aktivizosh fuqinë e vendimit tënd të brendshëm dhe të largohesh përgjithmonë nga zakoni i dëmshëm i duhanit. Frymë, qartësi, shëndet – çdo herë që e dëgjon, i afrohesh më shumë jetës që meriton.
Ky udhëtim meditativ të ndihmon të çlirosh frikën, pasiguritë dhe tensionet që pengojnë shprehjen e lirshme. Përmes frymëmarrjes së ndërgjegjshme, vizualizimeve shëruese dhe afirmimeve fuqizuese, do të ndjesh zërin tënd duke u bërë më i qartë, më i sigurt dhe më i lirë. Praktikoje rregullisht dhe lejo që çdo fjalë të rrjedhë natyrshëm nga zemra jote.
Ky meditim i thellë është krijuar për të ndihmuar në lirimin e bllokimeve emocionale dhe aktivizimin e fuqisë natyrore të shërimit të zorrës së trashë. Duke ndjekur udhëzimet e relaksimit, frymëmarrjes dhe vizualizimit, trupi dhe mendja hyjnë në një gjendje harmonie dhe rigjenerimi. Praktikimi i rregullt ndihmon në çlirimin e tensioneve dhe mbështet procesin e shërimit të brendshëm.
Kjo teknikë EFT ndihmon në reduktimin e ankthit dhe pasigurive lidhur me të folurit në publik, duke mbështetur ndërtimin e vetëbesimit dhe qartësisë në komunikim. Përmes një qasjeje të strukturuar, ajo lehtëson tensionin emocional dhe rrit sigurinë gjatë paraqitjeve publike.
Një udhëtim i thellë për të shëruar të kaluarën, çliruar veten nga peshat e saj dhe për të ndërtuar një realitet të ri të brendshëm. Ky program ju ndihmon të përballeni me plagët emocionale, të lironi bllokimet dhe të vizatoni një të ardhme që buron nga fuqia juaj e vërtetë.
Këto lësione të ndihmojnë të kuptosh faljen si një proces të thellë çlirimi emocional dhe shpirtëror. Një udhëtim për ata që janë gati të lirohen nga plagët e së shkuarës dhe të zgjedhin paqen e brendshme.
Zbulo fuqinë e balancimit të energjisë mashkullore dhe femërore dhe rikthe harmoninë e brendshme që sjell qetësi, forcë dhe ndriçim të shpirtit.
Në këtë seri do të njohësh dy energjitë që jetojnë brenda teje, shenjat e disbalancës, pasojat e saj dhe mënyrën si të krijosh ekuilibër të qëndrueshëm në mendje, trup dhe zemër.
Ky cikël është një udhëtim i thellë drejt njohjes, shprehjes dhe shërimit të emocioneve, për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme dhe të ndërgjegjshme. Ai të ndihmon të rikthesh balancën e brendshme dhe të mësosh të dashurosh pa frikë, kontroll apo mungesë besimi.
Manifestimi dhe Ligji i Terheqjes janë thelbi i krijimit të vetëdijshëm. Kjo temë të mëson si ndërtohet realiteti yt përmes mendimeve, ndjenjave dhe energjise së brendshme; si të krijosh qartësi, të pastrosh bllokimet e vjetra dhe të rritesh në vibracion, në mënyrë që ajo që dëshiron të tërhiqet natyrshëm drejt teje.
Yoga është një praktikë e lashtë dhe terapeutike e trupit dhe mendjes, e cila ka origjinën në kulturën indiane. Për fillestarët, yoga ofron një mënyrë të shkëlqyer për të përmirësuar fleksibilitetin, forcën dhe qetësinë e mendjes. Kjo praktikë përfshin seri të ndryshme të pozicioneve të trupit, të cilat përqendrohen në harmonizimin e frymëmarrjes me lëvizjet e trupit.
Teknikat e frymëmarrjes janë shumë të rëndësishme për cilësinë e jetës sonë. Teknikat e Pranayames kanë efekte të shumta pozitive në trupin tonë, duke ulur stresin, rregulluar ritmin e zemrës, dhe përmirësuar gjumin. Kjo praktikë e lashtë orientale ka potencialin për të na çuar drejt një jetese më të pasur dhe të shëndetshme.
Rritni vetëbesimin tuaj: Zhytuni në një rrjedhë afirmimesh pozitive për të rritur besimin dhe vetëvlerësimin. Lëreni çdo fjalë të lartësojë dhe të frymëzojë, duke ju udhëhequr drejt një mentaliteti më të ndritshëm dhe më të fuqizuar. Ti je i denjë, mjafton, je i mrekullueshëm!
Filloni vitin me një udhëtim transformues që do t’ju ndihmojë të manifestoni ëndrrat dhe qëllimet tuaja! Ky webinar është çelësi për të krijuar një vit të suksesshëm dhe të përmbushur.
Në këtë meditim të gjumit shërues, krijoni një lidhje të thellë me Zotin dhe përjetoni dashurinë e tij të thellë dhe shërimin që rrjedh nëpër ju. Ju do të udhëhiqeni në një gjendje thellësisht paqësore për ta sjellë Zotin në zemrën dhe mendjen tuaj dhe për të krijuar përvojën tuaj shëruese.
Meditime të drejtuara për bollëk, shëndet dhe pasuri – 46 min energji të pastër pozitive! Drejtohuni për të tërhequr bollëkun, shëndetin, pasurinë, lumturinë dhe çdo gjë që dëshironi në jetën tuaj.
Doni të flini, por nuk mundeni? Pothuajse të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjenjë: shtrihemi në shtrat, gjithçka duket në rregull, por pastaj… e gjeni veten duke u rrotulluar sa në njërin krah e sa në tjetrin, por përsëri nuk ju merr gjumi. Andaj, ne ju sjellim “MEDITIM PËR GJUMË TË REHATSHËM” t’ju ndihmojnë të flini rehat.
Kjo metodë lidh trupin dhe mendjen duke kombinuar parimet themeluese të mjekësisë kineze,Teknika EFT arriti në brigjet e Evropës në vitet 2000.
Zbuloni çelësat e dashurisë për veten, rritni vetëbesimin tuaj dhe mësoni teknika efektive, hipnoterapi dhe artin transformues të meditimit. Përjetoni çlirime emocionale për të zhbllokuar elasticitetin tuaj dhe për të përqafuar veten tuaj autentike. Çdo video është një hap drejt ndryshimit të qëndrueshëm, duke ofruar njohuri praktike për t’ju ndihmuar të shfrytëzoni potencialin tuaj të jashtëzakonshëm. Filloni udhëtimin tuaj për një version me të mirë të vetes.
Përjetoni eksperiencë live me Valentinën dhe mentorët më të njohur ndërkombëtar.
Një masterclass që ndërthur spiritualitetin me mendësinë financiare, duke të ndihmuar të çlirohesh nga besimet kufizuese, të ndërtosh një marrëdhënie të shëndetshme me paranë dhe të krijosh rritje financiare me qartësi dhe qëllim.