KODI I RIKRIJIMIT
Formula për versionin tënd të ri
Kodi i Rikrijimit është kurs i thellë transformues, i krijuar për ata që ndjejnë se janë gati të lirohen nga versioni i vjetër i vetes dhe të ndërtojnë me vetëdije një drejtim të ri jetësor.
Nga 9 Marsi deri më 4 Prill, ky program zhvillohet si një rrugëtim i strukturuar dhe i udhëhequr, me fokus në transformimin emocional, mendor dhe identitar. Qëllimi i tij është krijimi i një baze të re të brendshme, mbi të cilën ndërtohen zgjedhje, veprime dhe rezultate më të qëndrueshme.
Gjatë këtij procesi do të punohet me:
- • Lirimin e bllokadave emocionale që mbajnë aktive stresin, frikën dhe reagimet e vjetra
- • Zhvillimin e inteligjencës emocionale dhe vetëdijes në përjetimet dhe reagimet e përditshme
- • Kuptimin e traumave dhe procesin e lirimit të tyre në mënyrë të sigurt dhe të udhëhequr
- • Meditime të thella transformuese për qetësimin e mendjes dhe balancimin e gjendjes së brendshme
- • Hipnoza shëruese për punë direkte me nënvetëdijen dhe programet e krijuara më herët
Thellimi i procesit transformues
Programi përfshin gjithashtu:
- • Punë të drejtpërdrejtë me identitetin dhe ndërtimin e versionit të ardhshëm të vetes
- • Ushtrime për rishkrimin e besimeve kufizuese dhe modeleve të mendimit
- • Teknika për stabilitet të brendshëm dhe vetëdije emocionale
- • Punë me fëmijën e brendshëm dhe lirimin e ngarkesave emocionale të së kaluarës
- • Aktivizimin e energjisë personale dhe rikthimin e ndjenjës së fuqisë së brendshme
- • Ushtrime reflektimi dhe integrimi në jetën reale
- • Punë me gjendjen emocionale dhe frekuencën e brendshme
- • Teknika të vetë-hipnozës dhe vetë-programimit pozitiv
- • Integrim të mendjes, emocioneve dhe trupit për ndryshim të qëndrueshëm
Ky program është për ty nëse ndjen se:
- – je lodhur nga modelet e njëjta
- – ndien se mundesh më shumë, por diçka të mban
- – je gati të marrësh përgjegjësi për versionin e ri të jetës tënde
- – dëshiron transformim të vërtetë, jo vetëm motivim momental
Thelbi i procesit
Ky është një proces rikrijimi nga brenda jashtë.
Fokusi nuk është te ndryshimi sipërfaqësor, por te puna e thellë me gjendjen e brendshme nga e cila krijohet realiteti yt i përditshëm.
Kohëzgjatja: 9 Mars – 4 Prill online përmes Zoom, nga ora 20:00 – 22:00
Çmimi: 99 euro
Kujdes* Email-i dhe numri i telefonit duhet të jenë të saktë.