Re-treat INFINITY- Turqi 2023

Retreat-i ka për qëllim lirimin e frikës dhe ndjenjës sforcuese brenda trupit, çlirimin e emocioneve negative, dominancën e pozitivitetit dhe rikrijimin e vetes brenda rregullave të veteshërimit.

Gjatë këtij pushimi transformues njerëzit morën mësime, u zhvilluan dhe i luftuan rrugët në të cilat u shfaqeshin pengesa dhe bllokada.

Qëllimi i këtij re-treati ishte lidhja me vetveten, përjetimi i paqës së brendshme. 7 ditë të zjarrta, zhytje në një oqean energjieje, pastrimi dhe gëzimi.

7 ditë përqafime të ngrohta, vetëdijesimi dhe integrim të një jete të re.

Është e pamundur të përshkruhen të gjitha momentet e pastrimit dhe shërimit që ndodhën gjatë këtij re-treat. Pra,u bashkuan energjitë e pastërta të shoqëruar me shumë dashuri të pafund.

Përqafimet e ngrohta, mbështetja dhe forca ishin prezente çdo ditë.

Gjatë meditimit në lindjen e diellit, u përjetuan fuqitë e së tashmes dhe lidhjet tonë me tokën e qiellin, lidhjet me të tjerët.

U përjetua aq shumë saqe mund të themi se jeta është një rrugë e pafund, është një “Infinity.”

Kjo nuk mjafton veç me kaq, pjesëmarrësit krijuan shoqëri, pengesat dhe shërimet i ndanë me njëri-tjetrin, madje për shumë u bë edhe arsye të kuptojnë realitetin e tejdukshëm që i kishte kapluar. Me mentorët më të mirë tejkluan bashkërisht zhytjet dhe sfidat, mësuan aq shumë saqë sot secili prej tyre është falëndërues dhe mirënjohës!

Falënderime pa fund!

Lexoni më shumë

NEUROSHKENCA E SUKSESIT: SI TË RIPROGRAMOSH TRURIN PËR TË ARRITUR ÇDO QËLLIM

NEUROSHKENCA E SUKSESIT: SI TË RIPROGRAMOSH TRURIN PËR TË ARRITUR ÇDO QËLLIM

A E KONTROLLON TI TRURIN TËND, APO AI TË KONTROLLON TY? Imagjino për një moment se truri yt është një superkompjuter dhe mendimet e tua janë programet që e drejtojnë jetën tënde. A janë këto programe të dizajnuara për sukses, apo zakonte të vjetra që përsëritin çdo herë të njëjtin realitet? Neuroshkenca moderne ka zbuluar […]

Lexo më shumë
SI TË MENAXHONI EMOCIONET DHE TË KRIJONI NJË JETË TË QETË DHE TË BALANCUAR

SI TË MENAXHONI EMOCIONET DHE TË KRIJONI NJË JETË TË QETË DHE TË BALANCUAR

Emocionet – udhërrëfyes apo barrierë? Emocionet janë pjesë e pandashme e jetës sonë. Ato ndikojnë në vendimet që marrim, në marrëdhëniet që krijojmë dhe në mënyrën si përballemi me sfidat. Kur i menaxhojmë si duhet, emocionet bëhen forca jonë më e madhe. Por kur nuk kemi kontroll mbi to, ato mund të na pengojnë dhe […]

Lexo më shumë
RUTINA TË MËNGJESIT PËR PRODUKTIVITET MAKSIMAL

RUTINA TË MËNGJESIT PËR PRODUKTIVITET MAKSIMAL

A është mëngjesi juaj një fillim i fuqishëm, apo një garë kundër kohës? Disa njerëz duket sikur arrijnë të shfrytëzojnë çdo minutë të ditës në maksimum, ndërsa të tjerët ndihen të lodhur dhe të shpërqendruar qysh në nisje. Çfarë bën ndryshimin? Gjithçka varet nga rutina e mëngjesit. Disa zakone të thjeshta mund të ndryshojnë energjinë, […]

Lexo më shumë

VR AKADEMI VR AKADEMI VR AKADEMI VR AKADEMI VR AKADEMI