Programi 21-Ditor Yoga & Mediti

Fillo mëngjeset ndryshe, për 21 ditë rresht.

Çdo mëngjes në orën 06:00

21 ditë yoga, meditimi dhe rikthim te vetja – për trup më të lehtësuar, mendje më të qetë dhe energji më të qartë për gjithë ditën.

Çfarë është Programi 21-Ditor Yoga & Meditim?

Programi 21-Ditor Yoga & Meditim është një udhëtim i plotë me mëngjese të strukturuara, ku ti çdo ditë zgjohesh me një qëllim të qartë:
të rikthehesh në trup, të qetësosh sistemin nervor, të lirosh energjinë e bllokuar dhe të ndërtosh vetëbesim të brendshëm, ditë pas dite.

Ky program është i ndarë në 3 javë:

Java 1 – Stabilizim & Rikthim në trup
Fokus te pozat bazë të yogës, ngrohja e trupit, frymëmarrja e vetëdijshme dhe qetësimi i sistemit nervor.

Java 2 – Harmonizim (Java e Chakrave)
Çdo ditë fokus te një chakër e veçantë, me asana, meditimin dhe afirmimin e ditës për atë qendër energjie.

Java 3 – Transformim & Manifestim
Seanca më dinamike, më shumë forcë, balancë dhe integrim i gjithçkaje që ke ndërtuar – për qartësi, vetëbesim dhe energji të re.

Çfarë merr ti brenda këtyre 21 ditëve?

  • Në këtë program, ti merr:
  • •⁠ 21 seanca mëngjesi me yoga dhe meditim
  • •⁠ Praktika të frymëmarrjes që të ndihmojnë të qetësosh sistemin nervor dhe të lidhesh me trupin tënd.
  • •⁠ Pozat bazë të yogës për stabilitet, tokëzim dhe qëndrueshmëri.
  • •⁠ Java e chakrave – punë e dedikuar me qendrat energjetike: asana, meditimi dhe afirmimi për secilën chakër.
  • •⁠ Rituale të vogla ditore dhe pyetje reflektimi, që ta marrësh këtë punë me vete gjatë ditës.
  • •⁠ Meditime për qetësi, grounding, stabilitet dhe manifestim, për të liruar bllokimet emocionale dhe mendore

Rezultatet që mund të përjetosh pas 21 ditëve

  • Nëse ti i përkushtohesh këtij udhëtimi, pas 21 ditëve mund të ndjesh:
  • •⁠ ⁠Më shumë stabilitet të brendshëm dhe tokëzim në trup.
  • •⁠ ⁠Lidhje më të thellë me frymën dhe ritmin tënd të brendshëm.
  • •⁠ ⁠Lehtësim emocional dhe më pak tension të akumuluar në trup.
  • •⁠ ⁠Më shumë qartësi mendore dhe fokus për ditën tënde.
  • •⁠ ⁠Rritje të energjisë jetësore, ndjesi hapjeje dhe gjallërie.
  • •⁠ ⁠Vetëbesim më të fortë – ndjesinë se ti mund t’i qëndrosh fjalës tënde, disiplinës tënde dhe trupit tënd.
  • •⁠ ⁠Një ndryshim të thellë trup–mendje–shpirt, që vjen nga ritmi, jo nga rastësia.

Për kë është ky program?

  • Ky program është për ty nëse:
  • •⁠ Dëshiron të kesh një ritëm të ri mëngjesi, që ta nisësh ditën me qetësi, jo me nxitim.
  • •⁠ E ndjen se trupi yt është i lodhur apo i tensionuar dhe ke nevojë për lëvizje të buta dhe frymëmarrje të vetëdijshme.
  • •⁠ Ke shumë mendime dhe dëshiron të mësosh t’i qetësosh përmes trupit.
  • •⁠ Dëshiron të punosh me chakrat, energjinë dhe balancën tënde të brendshme.
  • •⁠ Je fillestar/e ose me përvojë në yoga – programi është ndërtuar në mënyrë që secili të marrë atë që i duhet.
  • •⁠ Ke nevojë për një periudhë të qartë 21-ditore ku i thua vetes: “Tani dua të kthehem te unë.”

VËREJTJE E RËNDËSISHME PËR REGJISTRIMIN

Kur regjistrohesh, sigurohu që e-mail-i të jetë i saktë, sepse:

aty të vijnë link-u i Zoom-it,

të gjitha udhëzimet e ditës së parë,

dhe çdo informacion shtesë që lidhet me programin.

Nëse shkruan e-mail të gabuar, nuk mund të pranojmë përgjegjësi për mosmarrjen e materialeve.

Si funksionon?

Praktikat mbahen çdo mëngjes në 06:00, live në Zoom.

Mund t’i ndjekësh nga shtëpia – mjafton një dyshek yoga dhe një hapësirë e qetë.

Gjatë 21 ditëve, ti ndjek një rrugëtim të qartë:
Stabilizim → Harmonizim → Transformim

Çmimi: 100 euro

Ky është një program i plotë 21-ditor, me seanca të drejtpërdrejta çdo ditë, meditimet, ushtrimet, dhe gjithë udhëtimin e strukturuar për transformim.

Regjistrohu Tani dhe fillo transformimin tënd energjetik!

Kujdes* Email-i dhe numri i telefonit duhet të jenë të saktë.