Retreat-i ka për qëllim lirimin e frikës dhe ndjenjës sforcuese brenda trupit, çlirimin e emocioneve negative, dominancën e pozitivitetit dhe rikrijimin e vetes brenda rregullave të veteshërimit.
Gjatë këtij pushimi transformues njerëzit morën mësime, u zhvilluan dhe i luftuan rrugët në të cilat u shfaqeshin pengesa dhe bllokada.
Qëllimi i këtij re-treati ishte lidhja me vetveten, përjetimi i paqës së brendshme. 7 ditë të zjarrta, zhytje në një oqean energjieje, pastrimi dhe gëzimi.
7 ditë përqafime të ngrohta, vetëdijesimi dhe integrim të një jete të re.
Është e pamundur të përshkruhen të gjitha momentet e pastrimit dhe shërimit që ndodhën gjatë këtij re-treat. Pra,u bashkuan energjitë e pastërta të shoqëruar me shumë dashuri të pafund.
Përqafimet e ngrohta, mbështetja dhe forca ishin prezente çdo ditë.
Gjatë meditimit në lindjen e diellit, u përjetuan fuqitë e së tashmes dhe lidhjet tonë me tokën e qiellin, lidhjet me të tjerët.
U përjetua aq shumë saqe mund të themi se jeta është një rrugë e pafund, është një “Infinity.”
Kjo nuk mjafton veç me kaq, pjesëmarrësit krijuan shoqëri, pengesat dhe shërimet i ndanë me njëri-tjetrin, madje për shumë u bë edhe arsye të kuptojnë realitetin e tejdukshëm që i kishte kapluar. Me mentorët më të mirë tejkluan bashkërisht zhytjet dhe sfidat, mësuan aq shumë saqë sot secili prej tyre është falëndërues dhe mirënjohës!
Falënderime pa fund!






























