Valentina Rexhaj

Viti 2022 viti i Valentina Rexhaj, pas sukseseve në mbarë trevat shqiptare drejt suksesit ndërkombëtar.

Që nga viti 2017 Valentina Rexhaj ndihmon shqiptarët anë e mbanë botës, përmes mbi 200 videove që ajo i ofron në Youtube dhe rrjete tjera sociale falas.

Çdo vit audienca dhe sukseset e saj po rriten duke bërë kështu që shumë shqiptarë të lirojnë bllokadat e t’i manifestojnë ëndërrat e tyre më të mëdha.

Pas videove falas në Youtube, Valentina diturinë e saj e shkriu në 4 libra të ofruar në gjuhën shqipe në të gjithë botën, te cilët u bënë librat më të shitur për rritje personale nga një autore shqiptare.

Valentina vazhdoi rrugëtimin e saj si mentore, e shumë shqiptarëve dhe fytyrave të njohura publike.

Duke zbuluar të bukurën dhe potencialin që klientët e saj kanë brenda vetes kërkesat për mentorim nga Valentina Rexhaj ishin të shumta. Në pamundësi të mentorimit një me një me të gjithë të interesuarit, në vitin 2021 për herë të parë në trojet shqiptare Valentina Rexhaj solli kursin 5-javor mbi financat “Intelegjenca Financiare”.

Edhe pse me temë financat ndryshimet e bëra në këtë kurs përfshinë aspekte të ndryshme jetësore: shumë nga pjesëmarrësit liruan bllokadat e të folurit në publik, pjesëmarrësit e papunë gjetën punë, mësuan rreth investimeve, rritën numrin e të ardhurave mujore të tyre, mësuan si të dalin nga borxhet dhe kreditë, disa prej tyre hapën biznese dhe kompani të ndryshme, të tjerët zgjeruan bizneset e tyre dhe rriten numrin e klientëve.

Sukseset nga kursi ishin të shumta, po ashtu edhe kërkesat që kursi të bëhej prapë prandaj në vitin 2022 Valentina Rexhaj mbajti kursin “Intelegjenca Financiare 2” i cili po ashtu u përcoll me shumë suksese dhe ndryshoi jetën e shumë personave brenda 5 javësh.

Pas sukseseve në trevat shqiptare Valentina vazhdoj rrugën e saj drejt suksesit ndërkombëtar. Me datë 20/03/2022 në Spreitenbach të Zvicrrës u mbajt seminari “Fuqia e mendimit pozitiv” nga Valentina Rexhaj me mbi 200 pjesëmarrës, për të vazhduar me një seminar tjetër një muaj më vonë në zemër të Prishtinës me mbi 300 pjesëmarrës. Të dyja këto seminare rezultuan ndër seminaret më të suksesshme të mbajtura ndonjëherë.

Dhe gjejeni cfarë, Valentina Rexhaj nuk ka të ndalur ajo do të vazhdojë të sjellë seminare, kurse e projekte të reja duke bërë kështu që sukseset e saj dhe të pjesëmarrësve të shtohen edhe më shumë.

Lexoni më shumë

NEUROSHKENCA E SUKSESIT: SI TË RIPROGRAMOSH TRURIN PËR TË ARRITUR ÇDO QËLLIM

NEUROSHKENCA E SUKSESIT: SI TË RIPROGRAMOSH TRURIN PËR TË ARRITUR ÇDO QËLLIM

A E KONTROLLON TI TRURIN TËND, APO AI TË KONTROLLON TY? Imagjino për një moment se truri yt është një superkompjuter dhe mendimet e tua janë programet që e drejtojnë jetën tënde. A janë këto programe të dizajnuara për sukses, apo zakonte të vjetra që përsëritin çdo herë të njëjtin realitet? Neuroshkenca moderne ka zbuluar […]

Lexo më shumë
SI TË MENAXHONI EMOCIONET DHE TË KRIJONI NJË JETË TË QETË DHE TË BALANCUAR

SI TË MENAXHONI EMOCIONET DHE TË KRIJONI NJË JETË TË QETË DHE TË BALANCUAR

Emocionet – udhërrëfyes apo barrierë? Emocionet janë pjesë e pandashme e jetës sonë. Ato ndikojnë në vendimet që marrim, në marrëdhëniet që krijojmë dhe në mënyrën si përballemi me sfidat. Kur i menaxhojmë si duhet, emocionet bëhen forca jonë më e madhe. Por kur nuk kemi kontroll mbi to, ato mund të na pengojnë dhe […]

Lexo më shumë
RUTINA TË MËNGJESIT PËR PRODUKTIVITET MAKSIMAL

RUTINA TË MËNGJESIT PËR PRODUKTIVITET MAKSIMAL

A është mëngjesi juaj një fillim i fuqishëm, apo një garë kundër kohës? Disa njerëz duket sikur arrijnë të shfrytëzojnë çdo minutë të ditës në maksimum, ndërsa të tjerët ndihen të lodhur dhe të shpërqendruar qysh në nisje. Çfarë bën ndryshimin? Gjithçka varet nga rutina e mëngjesit. Disa zakone të thjeshta mund të ndryshojnë energjinë, […]

Lexo më shumë

VR AKADEMI VR AKADEMI VR AKADEMI VR AKADEMI VR AKADEMI