Një fillim i ri

Valentina Rexhaj

Për ata që ia vlen, kurrë nuk është vonë ose, në rastin tim, kurrë tepër herët për të qenë ai që dëshiron të jesh. Shpresoj që të jetosh një jetë për të cilën je krenar. Nëse sheh se nuk je, shpresoj ta kesh fuqinë që të fillosh nga e para. Francis Scott Fitzgerald Ne e kemi lirinë të zgjedhim nëse duam ta jetojmë jetën e guaskës, që personifikon njerëzit të cilët nuk duan të rriten, nuk duan të bëjnë asgjë ndryshe nga jeta e tyre e zakonshme. Atyre u pëlqen të bëjnë jetë si vemjet. Vemjet nuk kanë arsye përse jetojnë, ato thjeshtë duan të jetojnë. Jemi mrekulli më vete dhe kemi më shumë sesa ne mendojmë që kemi dhe kapacitetin të cilin mund ta përdorim është i pakufizuar. Në këtë udhëtim ku udhëtojmë së bashku, dëgjoj çdo ditë rrëfime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm të cilët e kanë ndryshuar veten duke u vetëdijesuar për fuqinë që kanë në vete duke e marrë përgjegjësinë për jetën e tyre. Nuk është jeta ajo çka na ndodh por ashtu siç ne shikojmë në atë që na ndodh. Çka do të thotë se gjatë jetës do të na ndodhin gjëra që ndoshta për atë moment nuk do të na duken dhe aq të mira, por çdo problem që ne e quajmë ashtu, është një mesazh për ne dhe vjen të na japë një leksion. Është si një letër e cila na e sjell një leksion, një urtësi brenda dhe nëse nuk e hapim ta shohim dhe ta marrim atë leksion, jeta do të na dërgojë atë letër vazhdimisht, derisa ne ta kuptojmë se përse është aty. Në mënyrë që t’i ndryshojmë gjërat të cilat nuk na pëlqejnë në jetën tonë, për të shpërthyer nga modelet tona të mohimit dhe shmangies, duhet të gjejmë qasje në një nivel më të thellë të vetes sesa përmes analizave mendore ose vullnetit të plotë. Një fillim i ri është i mundur çdo ditë, sepse çdo ditë e kemi mundësinë t’ia nisim nga fillimi, pa marrë parasysh se kush jemi dhe ku jemi. Ekzistojnë metoda të ndryshme të cilat na ndihmojnë ta krijojmë jetën që dëshirojmë, të jetojmë në harmoni me ligjet e natyrës dhe të jetojmë të lumtur duke e gjetur atë në shërbim të dhuratës që mbajmë brenda vetes, të shuhen iluzionet dhe tabutë që i kemi të mbjella në programin e kokës sonë. Ndërsa vetëdija jonë zgjerohet, ne hyjmë ne veten tonë autentike, të lirë nga kufizimet e së kaluarës dhe të hapur për përmbushjen dhe lumturinë e së tashmes. Valentina Rexhaj  

10

58 in stock

Informacione rreth librit

  • Titulli
  • Autori
  • Përshkrimi
  • Gjuha e Botimit
  • Formati i librit
  • Data e Publikimit
  • Shtëpia Botuese

Një fillim i ri

Valentina Rexhaj

Për ata që ia vlen, kurrë nuk është vonë ose, në rastin tim, kurrë tepër herët për të qenë ai që dëshiron të jesh. Shpresoj që të jetosh një jetë për të cilën je krenar. Nëse sheh se nuk je, shpresoj ta kesh fuqinë që të fillosh nga e para.

Francis Scott Fitzgerald

Ne e kemi lirinë të zgjedhim nëse duam ta jetojmë jetën e guaskës, që personifikon njerëzit të cilët nuk duan të rriten, nuk duan të bëjnë asgjë ndryshe nga jeta e tyre e zakonshme. Atyre u pëlqen të bëjnë jetë si vemjet. Vemjet nuk kanë arsye përse jetojnë, ato thjeshtë duan të jetojnë.

Jemi mrekulli më vete dhe kemi më shumë sesa ne mendojmë që kemi dhe kapacitetin të cilin mund ta përdorim është i pakufizuar.
Në këtë udhëtim ku udhëtojmë së bashku, dëgjoj çdo ditë rrëfime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm të cilët e kanë ndryshuar veten duke u vetëdijesuar për fuqinë që kanë në vete duke e marrë përgjegjësinë për jetën e tyre.

Nuk është jeta ajo çka na ndodh por ashtu siç ne shikojmë në atë që na ndodh.
Çka do të thotë se gjatë jetës do të na ndodhin gjëra që ndoshta për atë moment nuk do të na duken dhe aq të mira, por çdo problem që ne e quajmë ashtu, është një mesazh për ne dhe vjen të na japë një leksion.

Është si një letër e cila na e sjell një leksion, një urtësi brenda dhe nëse nuk e hapim ta shohim dhe ta marrim atë leksion, jeta do të na dërgojë atë letër vazhdimisht, derisa ne ta kuptojmë se përse është aty.

Në mënyrë që t’i ndryshojmë gjërat të cilat nuk na pëlqejnë në jetën tonë, për të shpërthyer nga modelet tona të mohimit dhe shmangies, duhet të gjejmë qasje në një nivel më të thellë të vetes sesa përmes analizave mendore ose vullnetit të plotë.

Një fillim i ri është i mundur çdo ditë, sepse çdo ditë e kemi mundësinë t’ia nisim nga fillimi, pa marrë parasysh se kush jemi dhe ku jemi.
Ekzistojnë metoda të ndryshme të cilat na ndihmojnë ta krijojmë jetën që dëshirojmë, të jetojmë në harmoni me ligjet e natyrës dhe të jetojmë të lumtur duke e gjetur atë në shërbim të dhuratës që mbajmë brenda vetes, të shuhen iluzionet dhe tabutë që i kemi të mbjella në programin e kokës sonë.

Ndërsa vetëdija jonë zgjerohet, ne hyjmë ne veten tonë autentike, të lirë nga kufizimet e së kaluarës dhe të hapur për përmbushjen dhe lumturinë e së tashmes.

Valentina Rexhaj

 

Shqip
Gjermanisht

203f, 21cm

Data e botimit te pare: 2020
Data e botimit te fundit: 2022

E fundit: Shkrola

Komente nga lexuesit

Ky libër nuk ka komente akoma.
Bëhu i pari që komenton për “Një fillim i ri”

Adresa juaj e e-mail nuk do të jetë publike. Fushat e domosdoshme për tu plotësuar janë të shëuara me *

Korrektësi

Ofrojmë shërbim te shpejtë për dërgimin e librave në kohë, duke siguruar që ato të mbërrijnë te ju pa asnjë vonesë. Po ashtu, mundësojmë akses të lehtë dhe të sigurt në kurset tona online, duke ju siguruar qasje në materiale të rëndësishme dhe resurse të nevojshme për zhvillimin tuaj.

Pagesë e sigurtë

Platforma jonë ofron pagesa të sigurta për çdo transaksion, duke garantuar që të dhënat dhe informacioni financiar të mbrohen në mënyrë të plotë. Ne kujdesemi për sigurinë tuaj në çdo hap të procesit të pagesës.

Cilësi e lartë

Ne ofrojmë kurse dhe libra me cilësi të lartë, të krijuara me kujdes nga Valentina. Kurseve tona u përkushtohet vëmendje e madhe në hartimin e përmbajtjes së qëndrueshme dhe të përditësuar, ofruar në një mënyrë të kuptueshme dhe të pëlqyeshme për të gjithë.